Nëse disa vite më parë ishte thjesht një pikë grumbullimi për bimët medicinale e instaluar në Maminas të Durrësit, sot me mbështetjen e fondit për subvencionet në bujqësi të dhëna nga AZHBR-ja është një fabrikë e mirëfilltë ku sherebeli përpunohet dhe shkon i gatshëm për tregun amerikan.