Pas përfundimit të takimit të Këshillit të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Detit të Zi, në Selanik, kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati është takuar me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në këtë qytet, në një sallë që universiteti ?Aristotelis? i Selanikut i ka akomoduar shoqatës shqiptare ?Nënë Tereza? për mësimdhënien e gjuhës shqipe.