Skandal, pas Begajt edhe Godelli me gjurmë stanozololi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ka te ndalur skandali ne Federatën Shqiptare te Peshëngritjes. Pas Romela Begajt Federata Ndërkombëtare te Peshëngritjes konfirmoi se edhe dy sportiste te tjerë, kampioni i botes Daniel Godelli dhe kampioni i europes per te rinj Hysen Pulaku kane rezultuar pozitiv ne testin antidoping. Ne faqe e saj zyrtare IWF publikoi faktin se testi i marre nga Daniel Godelli ka evidentuar gjurme te substancës se ndaluar stanozol dhe si rjelloje sportisti është pezulluar pasi mund te ketë thyer rregullat antidoping. Godelli u shpall kampion bote pak kohe me pare ne Kazakistan kur triumfoi ne peshën 77 kg duke marre dy medalje ari dhe nje argjendi. Ndërkohë ne faqen zyrtare Federata Botërore e Peshëngritjes konfirmoi se edhe sportisti tjetër nga Elbasani Hysen Pulaku është gjendur pozitiv me stanozol. Gjithashtu ajo do t?i beje te ditur publikut edhe nëse sportisti do te kërkoje te beje testin B ose nëse do te dëgjohet ne apel se nuk ka kryer shkelje te rregullave antidoping. Nese vërtetohet, atëherë për Hysen Pulakun ky është rasti i dyte qe ai gjendet pozitiv pas lojërave olimpike te Londrës. Pulaku fitoi tre medalje dy argjendi dhe nje medalje ari ne Kampionatin Europian U 23 duke u shpallur kampion ne stilin e shtytjes .gjithsesi edhe pse pritet vendimi përfundimtar pas dëshirës ose jo te peshëngritësve per te bere testin B, ky është skandali me i madh qe ka kapur sportin shqiptar ne gjithë historinë e tij.

Share This Video


Download

  
Report form