Greqia do të zhvillojë zgjedhjet presidenciale dy muaj më parë se sa ishte parashikuar. Lajmin e bën të ditur zëdhënësja e qeverisë, Sofia Voultepsi e cila ka njoftuar se Kryeministri Antonis Samaras dhe zv/kryeministri Evangjelos Venizelos pasi kanë informuar Presidentin e Republikës, Karolos Papulias, kanë kërkuar nga kryetari i parlamentit të proçedojë sa më shpejt procesi i zgjedhjeve presidencale.