Nishani: Provokim me Enverin! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm nje jave nga 70-vjetori i çlirimit te vendit dhe me shume se dy jave nga përkujtimi i Çlirimit te Tiranës, ku ne aktivitetet zyrtare u shfaqen fotografitë e ish-diktatorit Enver Hoxha, presidenti Bujar Nishani i quan ato provokime. Duke folur ne ekspozitën e organizuar enkas ne ambientet e Presidencës mbi memorien komuniste, kreu i shtetit deklaroi se sistemi i shkuar ishte denigrues dhe la pasoja te renda ne shoqërinë tone, ndaj sot nuk mund te lejohem me provokime te tilla. Ne prani te nje grupi te rinjsh, Nishani iu drejtua atyre se njohja me te shkuarën e hidhur është reflektimi me i mire qe mund te behet, edhe pse sipas tij vete institucionet shqiptare kane bere shume pak per kete. Kreu i Shtetit u shpreh gjithashtu se burgjet famëkeqe si ai i Spaçit, duhet te kthehen ne muze, per te ngacmuar ndërgjegjen e shoqërisë.

Share This Video


Download

  
Report form