http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm disa orë nga testimi i 8 mijë mësuesve të regjistruar në portalin ?Mësues për Shqipërinë?, në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Provimeve 30 specialistë vlerësues të certifikuar në profile të ndryshme janë ngujuar për të hartuar përmbajtjen e testeve. Duke parë nga afër zbatimin e masave të sigurisë në këtë proces kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga Ministrja Nikolla, e ka vlerësuar atë duke theksuar se nëpërmjet këtij provimi do të vendoset kryefjala tek cilësia, transparenca dhe meritokracia në arsim. Ky provim sipas tij do t?i kthejë autoritetin e munguar të këtij profesioni. hartuesit e testit po monitorohen rreptësishtë nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe nuk lejohen të kenë asnjë formë komunikimi me jashtë, duke mos pasur akses në internet, celularë apo të tjera mjete komunikimi. Në 12 qarqet e vendit kandidatët për mësues ditën e shtunë do tu përgjigjen pyetjeve me shkrim dhe në bazë të rezultateve të arritura do të bëhet edhe përzgjedhja e tyre për ushtrimin e profesionit.