Mungesa e kinemave ne qytetet e Shqiperise
Ne Shqiperi perpara viteve ?90, te gjitha qytet e Shqiperise kishin Kinema. Pas viteve 90 , Kinemate u privatizuan, edhe shumica e tyre u shnderruan ne biznese private, qe nuk kane asnje lidhje me artin. Ne vizituam disa nga qytet e Shqiperise, te cilat me pare kane pasur kinema edhe tani nuk kane. Pasqyrim i qyteteve te cilat nuk kane kinema. Durres, Kavaje, Peqin, Rrogozhine, Lushnje, Kucove, Vlore.
Durresi dikur ka patur 3 kinema. Tani nuk ka asnje. Jane privatizuar edhe jane shnderruar ne market, bingo, edhe biznese te tjera. Pergjegjesi i kultures permes nje shkrese zyrtare, tregon qe ne durres nuk ka asnje kinema, nderkohe ne qytet cdo vit organizohet festivali i filmit.
Kavaja ka nje qender kulturore, brenda se ciles, eshte edhe godina e kinemase. Kinemaja eshte vetem nje salle e cila shfrytezohet per qellime te ndryshme por jo per te transmetuar filma. Drejtori i Kultures tregon qe nuk eshte bere asnje investim nga Bashkia, per te krijuar nje kinema apo per te rikonstruktuar te vjetren.
Peqini ka sallen e kinemase por ka vite qe nuk kryen kete funksion. Materjalet e projeksionit te filmave jane amortizuar edhe nuk punojne. Ka vite qe nuk ka pasur asnje investim ne kete fushe.
Rrogozhina ka nje kinema te vjeter jashte funksionit. Pergjegjesi i kultures tregon qe kinemaja nuk funksionon qe prej vitit 90 pavarsisht intersit te njerezve.
Lushnje ne vend te kinemase eshte ndertuar nje palla . Nenkryetarja e bashkise tregon qe ka njerez te cilet nuk kane pare asnjehere nje film ne kinema.
Kucove kinemaja eksiston eshte ndertuar ne vitet e fundit por eshte private edhe hapet e mbyllet nga pronari kur te kete deshire. Banoret tregojne qe hapet vetem kur ka fushate zgjedhore.
Vlore ne vend te kinemase eshte hapur gropa per nje pallat 8 katesh . Pergjegjesi i Kultures prane Bashkise tregon qe kinemaja eshte nje biznes privat edhe nuk ka me asnje interes.