Kreu i Radikaleve të Majtë të Greqisë Aleksis Tsipras ka deklaruar se SYRIZA, partia më e madhe opozitare greke që ai drejton, është gati të marrë në dorë fatet e vendit dhe të ndalojë rrënimin që po shkakton Qeveria aktuale e koalicionit të konservatorëve dhe socialistëve.