Sarandë, buxhetorët s’paguajnë taksat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Familjet e te punësuarve ne institucionet shtetërore ne rrethin e Sarandës, nuk paguajnë taksat vendore. Me te rregulltit ne shlyerjen e detyrimeve janë pensionistet e qytetaret e zakonshëm. Shqetësimin e ka ngritur kryetari i bashkisë Stefan Çipa. ?Nga 150 punonjës qe ka ndërmarrja e ujësjellësit, paguajnë vetëm 5.Nga Komisariati i Policisë, paguajnë vetëm 10 % e tyre.Nga Drejtoria e Arsimit nga 200 mësues, paguajnë vetëm 15.Nga Ndërmarrja Pyjore paguan vetëm 1 dhe ky është drejtori i saj.Nga Drejtoria e Bujqësisë paguajnë vetëm 4?.Sipas Timo Merkurit Drejtor i Drejtorisë se Tatim Taksave nga 10 mije familje ne Sarande, detyrimin familjare e paguajnë vetëm 50 % e tyre duke shkaktuar humbje te madhe. Bashkia po punon per te gjetur format e duhura ne vjeljen e taksave ku përfshihen taksa e banese dhe ajo e shërbimeve qe përfiton qytetari si ndriçimi dhe pastrimi. Saranda edhe per vitin e ardhshëm rruan te njëjtin numër te punësuarish ne administrate.

Share This Video


Download

  
Report form