http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përgjysmohen të gjitha gjobat që tatimet vendosin ndaj biznesit. Në vitin 2015-të do të hyjnë në fuqi ndryshmet që Ministria e Financave i ka bërë ligjit për procedurat tatimore, ku shkurton dhe afatet e marrjes në shqyrtim të ankesave që kanë sipërmarrësit për administratën. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë është ankuar në emër të bizneseve për kostot e larta të kasave fiskale. Sipas tij vlera e një kase është 500 dollarë, ndërsa kostot për mirëmbajtjen e saj shkojnë deri në 200 dollarë në vit. Një kërkesë është bërë edhe nga deputeti Ervin Bushati. Ai tha që subjektet të cilat tregtojnë materiale ndërtimi të lejohen të shesin me shumicë dhe pakicë në të njëjtat ambiente. Pavarësisht kërkesave të bizneseve, sërish sipërmarrësit parapaguajnë gjobën tatimore në formën e nje shume e cila ?ngrin? në bankë si garanci. Paratë paguhen dhe rrinë të bllokuara edhe nëse në fund gjykata të nxjerr të pafajshëm.