Ceremonia ushtarake për 70-vjetorin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria feston 70 vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë. Nderimet për këtë jubile kanë kulmuar me një ceremoni të veçantë ushtarake ku kanë marrë pjesë krerët më të lartë të shtetit. Presidenti Bujar Nishani, kreu i Kuvendit Ilir Meta, dhe kryeministri Edi Rama kanë qëndruar në një rresht për të nderuar ushtarakët të cilët demonstruan aftësitë e forcave shqiptare, që sot luftojnë krah NATO-s. Në një kënd të veçantë të pranishëm ishin edhe veteranët e luftës nacional-çlirimtare. Kreu i Ministrisë së Mbrojtjes, Mimi Kodheli bëri thirrje që shqiptarët të punojnë bashkë për përparimin e vendit, njësoj siç bënë të parët tanë. Kodheli tha se asnjë rresht historie nuk mund të zbehë kontributin që shqiptarët dhanë në këtë luftë, e cila sot na garanton kufijtë territorialë. Demonstrimi filloi me trupën e nderit e cila formoi numrin 70-të, për të shënjuar numrin e viteve që shqiptarët luftuan ndaj nazi-fashistëve. Mbi 1300 trupa të vendosur në 21 kuadrate dolën përballë drejtuesve të shtetit shqiptar në ceremoninë përkujtimore të ditës së çlirimit në garnizonin ?Skënderbeu?. Në krah të tyre qëndronin një grup nga garda e republikës dhe policia e shtetit. Bashkë me flamurin shqiptar ishin vendosur në rresht edhe 28 flamujt e shteteve anëtare të NATO-s. Në fund ceremonia u mbyll me demonstrimin e forcave ajrore, ku 6 helikopterë fluturuan në mbi qiellin e ministrisë për të shkuar më pas në qendër të kryeqytetit.

Share This Video


Download

  
Report form