http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E njëjta fotografi, e njëjta ngjarje, por e servirur sipas interesit te kohës. Është fjala për një nga ditët e festimeve ne përfundim te Luftës Nacional Çlirimtare ne Tirane. Ne fotografinë origjinale mes te tjerash shfaqet edhe një flamur amerikan, ndersa ne fotografinë e përdorur gjate komunizmit ne libra e albume historike, ky flamur ishte fshire. Ne te tille forme e ka pare Biblioteka Kombëtare 70 vjetorin e Çlirimit te vendit, duke nxjerre nga fondi i saj per te ekspozuar libra, kujtime dhe dëshmi nga te huajt qe jetuan Luftën ne Shqipëri. Libri, i cili ne faqen e brendshme mban germat ?SH.R?, e thëne ndryshe ?Shume i Rezervuar? i takon atij fondi qe gjate periudhës komuniste nuk mund te shihej nga kushdo. Dëshmi te nje ish ushtaraku italian, te cilat duhen hulumtuar, kur debati per rishkrimin e sakte te periudhës se luftës është ende i nxehte. Përdorimi i fëmijëve nga politika e kohës, është nje tjetër detaj qe biblioteka ka nxjerre nga librat e te huajeve, duke sjelle edhe ketë imazh tronditës te varjes se Jordan Misjes para fëmijëve. Flamuj te brigadave, çetave partizane si dhe relike nga koha e Luftës Nacional Çlirimtare janë zgjedhja e Muzeut Historik Kombëtar per te celebruar 70 vjetorin e Çlirimit. Mes objekteve te njohura edhe me herët, specialistet e muzeut kane nxjerre për here te pare nga fondi ketë flamur te ngritur nga te internuarit shqiptar ne Kampin e Dakaut ne Gjermani, viti 1945 si dhe veshjet e viktimave te masakrës gjermane ne Borove.