http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej një viti, banoret e Fushe Krujës janë të detyruar të bashkëjetojnë me terrorin që sjell eksplozivi. Janë shpërthime tashmë te zakonshme, dhe gjithnjë me autorë te paidentifikuar. Të gjithë në Krujë e Fushë Krujë e dinë se zbardhja e krimeve me eksploziv nuk është e lehte, por sipas tyre, policia nuk reagon ne kohe. Si ne asnjë vend tjetër në Shqipëri, shpërthimet me tritol në këtë zonë kanë shkatërruar jo vetëm shtëpi e biznese, por edhe institucione shtetërore. Vetëm këtë vit ne qytetin e Fushe Krujës janë regjistruar 34 raste shpërthimi ndërsa 7 të tjera i takojnë Krujës. Të gjitha eksplozionet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë, por deri tani policia dhe prokuroria nuk kane proceduar asnjë autor. Zbardhja e këtyre akteve te renda kriminale mbetet nje sfide per organet e hetimit. Ato jane vene ne ne kërkim te origjinës se tritolit, i cili sipas te dhënave paraprake rezulton se është siguruar nga depot ushtarake qe ndodhen fare prane zones. Pak dite me pare u arrestua përgjegjësi i nje magazine ushtarake te fshatit nuaj, nga ku ishin marre 12 mije kallëpe tritoli. Por ndonëse te gjithë presin përgjigje nga organet e drejtësisë, drejtuesit policisë dhe Prokurorisë kanë zgjedhur heshtjen.