Përplasja për pijet energjike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori austriak në Tiranë ka pranuar për herë të parë se ka ndërhyrë pranë qeverisë shqiptare për të hequr akcizën për pijet energjike. I ftuar në emisionin ?Oktapod? në Vizion Plus, diplomati i lartë shpjegoi se lobimi u arsyetua me faktin se, sasia e kafeinës në këto pije, është po aq sa edhe në pije të tjera freskuese të cilat nuk kanë akcizë.?Me lejoni qe te them qe unë e shikoj si ambasador i Austrisë ne Shqipëri, edhe si përfaqësues i interesave te biznesit austriak. Prandaj nuk është fshehtësi per ne, nuk eshte sekret te themi qe ne kemi biseduar me qeverine shqiptare per ta tematizuar nje çështje te tille. Kjo ka qene arsyeja se pse disa pije jane hequr nga lista e pijeve joalkoolike, dhe qe u është vene atyre nje takse, nje tatim, nje akcize e pijeve, gje qe nuk ka qene aplikuar ne te shkuarën. Dhe kjo duket qe nuk eshte shume e argumentuar, sepse mund t?ju them qe keto pije kane po aq kafeine san je filxhan kafeje. Prandaj ne kete kuptim ne e dëgjojmë si nje mase diskriminuese.Por më herët, gjatë diskutimit të paketës fiskale, deputetët e mazhorancës e kanë konsideruar si një ndërhyrje të shtetit austriak kërkesën për heqjes e akcizës për pijet energjike. Një vit më parë komisioni i ekonomisë vendosi që të tatojë me 12 lek për kanace pijet energjike. Edhe pse ministria e financave ishte kundër, parlamenti votoi pro propozimit të komisionit. Një vit më pas ministria sjell një ligj për akcizat i cili kërkon të heqë këtë taksë. Dhe pas debatesh të shumta, komisioni vendosi një ditë më parë të ulë tatimin për këto pije, por jo ta heqë atë.Vendimi duket se erdhi pikërisht pas një marrëveshjeje, per te cilën Ambasada Austriake ishte në dijeni: Keni bere ju presion mbi Ministrinë per ta hequr akcizën? Apo thjesht keni lobuar afer saj? Kërkesa ka qene zyrtare, informale? Nuk mu përgjigje. Ambasadori: Me duhet te them se përgjigja është ajo qe ju thashë dhe pak me pare, shume e qarte, qe ne nuk kemi ushtruar presion, ne qofte se mund ta quajmë te tille. Ne i kemi paraqitur kërkesën qeverise, ashtu sic jua paraqita dhe juve ketu dhe kemi qene shume te suksesshëm ne paraqitjen e argumenteve tona qe kemi patur ne lidhje me këtë çështje.

Share This Video


Download

  
Report form