Institucionet e reja, me 8 dhjetor - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova do të ketë institucionet e reja më 8 dhjetor. Zyrtarizimi i datës kur do të bëhet konstituimi i Parlamentit dhe zgjedhja e qeverisë së re, u bë pas një takimi mes kryetarëve të PDK-së e LDK-së, Thaçi e Mustafa, me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Kabineti i Jahjagës, doli me një komunikatë për mediat pas këtij takimi tripalësh. ?Kryetari i PDK-së, zoti Thaçi dhe ai i LDK-së, zoti Mustafa njoftuan Presidenten Jahjaga që subjektet e tyre politike dhe grupet punuese për harmonizimin e koalicionit bashkëqeverisës do të jenë të gatshme të ftojnë seancën e Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur organet e këtij institucioni dhe votuar qeverinë dhe programin e saj qeveritar më 8 dhjetor 2014.?Kryeministri në detyrë Thaçi, njëherësh kryetar i PDK-së, tha më herët, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë së tij, se ka marrë mbështetje për marrëveshjen me Mustafën.Palët nuk kanë bërë ende zyrtare detajet e marrëveshjes. Mediat në Prishtinë, megjithatë, duke cituar burimet e tyre, kanë publikuar strukturën e mundshme të qeverisë së re. Gazeta Ekspres shkruan se Isa Mustafa do të jetë kryeministri i ri i qeverisë me bazë të gjerë, e cila do të ketë plot 19 ministri. Partia Demokratik, sipas këtij skenari, do të marrë tetë ministri, LDK-ja shtatë, ndërsa katër dikasterë do të shkojnë për pakicat.I njëjti burim konfirmon se Thaçi nuk do të marrë asnjë post. Ai do të jetë në Parlament për dy vite dhe më pas do të synojë postin e Presidentit, pas përfundimit të mandatit të Jahjagës.

Share This Video


Download

  
Report form