Geri është një talent i rrallë në violinë. Sapo ka mbushur 7 vjeç. Është nxënës në klasën e dytë në shkollën ?Dëshmorët e Lirisë? në kryeqytet, e njëkohësisht ndjek mësimet në klasat e muzikës. Por, mësuesja e tij Zhaneta thotë se në gjithë këto vite punë, Geri për të ka qenë një befasi.