Qytetaret: Kjo qeveri nuk mbajti asnjë premtim - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetarët e parë të cilët po vijnë nga sheshi ?Skënderbej? dhe po marshojnë në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? për të protestuar përpara kryeministrisë. kryefjala e kësaj proteste janë problemet ekonomike. Mijëra qytetarë janë bashkuar në sheshin Skërnderbej që në orët e para të ditës së shtunë për të protestuar për një vend pune, taksa të ulta dhe kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. pothuajse nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, turma të mëdha janë organizuar për t?i kërkuar llogari qeverisë Rama për premtimet e pambajtura. Edhe pse jashtë kamerave disa pranonin se janë organizuar nga partia demokratike, kishte edhe qytetarë të cilët vinin në mënyrë individuale. studentë me diplomë por pa punë, kryefamiljarë që kanë humbur punën, dhe shumë të tjerë të cilët kërkojnë qeveria të mbajë premtimet e bëra në fushatën e 2013-ës. Protesta e organizuar nga sindikatat e pavarura u hap me zërin e një studenteje e cila kërkon uljen e tarifave për arsimin e lartë. Po kështu edhe kreu i bashkimit të sindikatave në cilësinë e organizatorit i kërkoi qeverisë që të mbajë përgjegjësi për njerëzit që janë shkarkuar padrejtësisht nga puna. Protesta e katërt e opozitës ishte e qetë dhe pa probleme. në sy binte që ndryshe nga qeveria e mëparshme, këtë herë muri i kryeministrisë nuk ishte i izoluar, por i rrethuar me një kordon policësh, shumica prej të cilëve femra.

Share This Video


Download

  
Report form