Vdesin dy shqiptarë në kamion - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përpjekja për të hyrë ilegalisht në Angli për një jetë më të mirë, u ka marrë jetën dy të rinjve shqiptare. Një djalë dhe një vajzë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi kamioni me të cilin ata udhëtonin të fshehur është përfshirë nga flakët. Viktimat janë Erinda Kaçorri 25 vjeç me origjinë nga Rësheni dhe Rexhë Myzyraj, i cili ishte daja i bashkëshortit të saj. Mësohet se vajza ishte nisur ilegalisht për t?u bashkuar me bashkëshortin e saj, që ndodhej në Angli. Ngjarja ka ndodhur në kufirin mes Francës e Anglisë. Nga hetimet e policisë, mësohet ata janë përpjekur të dalin nga kamioni në momentin kur ka rënë zjarri, por ka qenë e pamundur. Trupat e viktimave janë gjetur tërësisht të karbonizuar. Dy viktimat i shtohen listës në rritje të azilkërkuesve që humbin jetën, në kërkim të një jete më të mirë në Evropë.

Share This Video


Download

  
Report form