Presidenti i zgjedhur i Rumanisë Klaus Iohannis ka ndërmend ta bëjë luftën kundër korrupsionit një prej prioriteteve të tij. Ishte një premtim i hedhur që në fushatë, e i përforcuar tani pas konfirmimit në krye të shtetit nga vota e shumicës se rumuneve që morën pjesë në zgjedhjet presidenciale.