http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e qeverisë është ndërperë sot papritur nga vetë kryeministri Rama. Pasi ka dëgjuar zhurmën dhe më pas ka mësuar se të rinjtë dhe pedagogët e fakultetit të Gjeologji Minierave po protestonin para zyrës së tij Rama ka vendosur të dalë vetë jashtë për t?i sqaruar. Të rinjtë kërkojnë që të mos zhvendosen nga godina ku studiojnë aktualisht. Kjo nuk është hera e parë që studentët e këtij fakultetit mblidhen për të protestuar kundër vendimit të qeverisë, që ka parashikuar të vendosë Gjykatën e Lartë ne këto ambiente. Por sipas kryeministrit ende nuk ka një vendim qeverie, por vetëm projekte pasi fakulteti do të zhvendoset nëse gjendet një ambient tjetër i përshtatshëm për mësimdhënie.