Nga Berlini, ndërsa zhvillonte takimet respektive me Ministrat gjermanë të Mbrojtjes, Punëve të Jashtme, Zhvillimit e Bashkëpunimit, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, komentoi vizitën historike të Kryeministrit shqiptar në Beograd, duke e quajtur ?shenjë të një ndryshimi pozitiv për dialogun rajonal në Ballkanin Perëndimor?.