Milo për vizitën e Ramës: Ka peshë specifike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-ministri i jashtëm Paskal Milo analizon se ndeshja e 14 tetorit Shqipëri-Serbi dhe tensioni qe u krijua pas saj, e kane vështirësuar vizitën e kryeministrit Edi Rama ne Beograd. Sipas Milos, para këtyre ngjarjeve vizita e shefit te ekzekutivit Rama do te ishte historike, por ne kete situate takimi Rama-Vuçiç ne Beograd mund t?i shërbeje vetëm normalizimit te marrëdhënieve. ?Do te jete një vizite qe me tepër do te synoje te normalizoje marrëdhëniet dhe per t?i risjelle ato ne nivelin e para nje muaji dhe per te krijuar nje atmosfere tjetër me te qete, me qellim qe te shpresohet qe ne vijimësi, gradualisht marrëdhëniet te normalizohen. Te dy vendet nuk kane se çfare te ndajne, por kane shume gjera qe i bashkojnë dhe ky duhet te jete emërues i përbashkët i liderëve politike?. Sipas Milos, axhenda e bisedimeve mes dy kryeministrave duhet te përfshije edhe çështjen e shqiptareve qe jetojnë ne Serbi, e ne këtë këndvështrim vizita ne Presheve merr nje peshe specifike. ?Ka shume rëndësi jo vetëm per te shkuar, por kane shume rëndësi edhe mesazhet qe do te përcillen atje per t?u dëgjuar jo vetëm nga shqiptaret, por për t?u dëgjuar edhe nga serbet, edhe nga Beogradi zyrtar?. Sipas ish-ministrit te jashtëm Milo, vizita e 10 nëntorit ne Beograd do te ndiqet me shume vëmendje nga faktori ndërkombëtar, veçanërisht nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Share This Video


Download

  
Report form