Fiks Fare, 5 Nentor 2014, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

Top Channel Albania 2015-11-27

Views 14

Mosfunksionimi i Gjendjes Civile në komunën Mollaj Korçë

Problemi i mosfunksionimit të Gjendjes Civile në komunën Mollaj Korçë. Që prej mesit të qershorit të këtij viti banorët e komunës Mollaj të Korçës nuk mund të marrin shërbim të plotë në Gjendjen Civile të Komunës sepse, punonjësja e kësaj zyre është liruar nga detyra pasi kishte konflikt interesi me kryetarin e Komunës sepse ky ishte bashkëshorti i saj. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile gjeti si rrugëzgjidhje afatshkurtër që ta afronte këtë shërbim pjesërisht pranë komunës Drenovë derisa të zëvendësohej kjo punonjëse. Sipas ligjit këtë person e propozon kryetari i komunës dhe pasi aprovohet nga Drejtoria e Përgjithshme trainohet dhe ai fillon punë. Kryetari i komunës ka dërguar një emër por sipas specialitëve dokumentacioni i këtij personi nuk është i plotë sepse nuk ka paraqitur Dëshminë e Penalitetit. Ka gjashtë muaj që banorët e kësaj komune nuk marrin këtë shërbim. Në datën 29 tetor kur punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile kanë shkuar në Komunën Mollaj Kryetari nuk u ka dhënë regjistrat për digjitalizimin e tyre. Banorët e kësaj komune nuk mund të marrin asnjë certifkat të trungut familjar sepse ende dhe sot nuk ka punonjëse që të hap dhe të nxjerrë nga regjistrat këtë informacion.
Interviste Dashamir Zenuni banor i komunës Mollaj që ankohet
Interviste Robert Myrteza banor i fshatit Pulah Dy banorët ankohen se kanë disa muaj që nuk po marrin shërbim nga Gjendja Civile dhe nuk dinë ku të drejtohen.
Intervistë Fredi Xhemo Kryetar i Komunes Mollaj Korçë ai thote se kjo ka ndodhur që në qershor se aty ma parë punonete gruaja ime. Kam dërguar propozim dhe sipas ligjit por më kanë thnë se do të bëhet një konkurs më bazë të gjerë dhe deri tani nuk është bërë asgjë. Nuk është vetëm një rast. Kam patur me qindra dhe me mijra njerëz të cilët nuk kanë marrë shërbimin.
Interviste Enkelejda Shpuza Specialiste ne Drejtorinë e Përgjitshmë të Gjendjes Civile Është evërte se punonjësja është liruar nga detyra dhe shërbimi i ështar ofruar pjesërisht ky shërbim. Njerëzit marrin shërbim nga një punonjës e Gjndjes Civile Drenovë sepse kryetar i i komunës Mollaj nuk lejon që kjo punonjëse të ushtroj këtë detyrë dhe nuk i jep regjistrat. Kemi një porojekt të digjitalizimit të regjistrave pr përsëri kryetri nuk i jep regjistat. Në baze të procedurave punonjësi përcaktohet nga komuna por aprovohet nga ne dhe ai nuk ka dërguar dëshmine e penalitetit te ketij personi. Brenda nëntorit do të bëhet digjitalizimi që të kenë mundësi që këtë shërbim ta marrin dhe online.
Interviste Dashamir Zenuni

Share This Video


Download

  
Report form