http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asnjë nga institucionet e drejtësisë nuk do t?i shpëtoje reformës, dhe per te arritur kete do te duhen edhe ndryshimet kushtetuese. Kjo është bere te ditur sot nga Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ne tryezën e organizuar nga ministria e drejtësisë. Naco ka qene konkret me ndryshimet qe do te përfshijnë institucionet por sipas tij atje ku do te filloje dhe do te përfundojë reforma do te jete Këshilli i Larte te i Drejtësisë. I pranishëm ne tryeze ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu vuri theksin ne përfshirjen edhe te opozitës ne këtë proces ndërsa ka dhen 6 rekomandime për të gjithë aktorët politikë në vend. ? Ka disa hapa të nevojshëm që duhen ndjekur për të pasur një reformë të suksesshme në drejtësi.1- Merrni hapa të matur, pasi reforma gjyqësore është një maratonë, jo një vrapim shpejtësie.2- Procesi duhet të jetë tërësor dhe gjithëpërfshirës.3- Udhërrëfyesi i BE duhet të shërbejë si parimi drejtues kyç.4- Reforma duhet të përfitojë prej konsultimeve dhe mbështetjes së gjithë aktorëve përkatës.5- Duhet të kërkohet input dhe pjesëmarrje nga Komisioni i Venecias.6- Procesi nuk duhet të politizohet, por duhet të jetë konsekuent me nevojat e qytetarëve shqiptarë?, tha ambasadori Arvizu.Presidenca dhe opozita te cilet ishin paraqitur ne tryeze vetëm ne nivel ekspertesh duke shmangur figurat me peshe politike ka kërkuar qe reforma te mos jete politike. opozita edhe ne kte tryeze ka përforcuar akuzat se qeveria Rama kërkon vetëm kontroll ndaj sistemit te drejtuese e jo reforme te vërtetë. Kjo eshte tryeza e dyte qe behet per reformën ne drejtësi, pas asaj te 6 tetorit qe u mblodh nga presidenti i republikës ndërkohë, qe mazhoranca po bën gati ngritjen e nje komisioni te posacem parlamentar për këtë qellim.