Vuçiç sqaron korrespondencën me Ramën e Merkel - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kërkova shtyrjen e vizitës së Kryeministrit Rama në Beograd, pasi nuk do të lejoja askënd të shkelte krenarinë e popullit serb. Kështu është shprehur kryeministri serb, Alekasandar Vuçiç, gjatë një intervistë për gazetën ?Danas?. Kreu i qeverisë në Beograd, zbardh një pjesë të korrespondencës me qeverinë shqiptare, e cila çoi deri në shtyrjen konsensuale të vizitës më 10 nëntor.?Shtetet e rajonit fajësuan te gjitha Serbinë. Per këtë arsye deklarova se rruga me e drejte ishte shtyrja e vizitës. Këtë ia thashë edhe kryeministrit Rama i cili me vizitën ne Beograd do te fitonte kredo politike, prandaj, është më mirë ta shtymë vizitën. Për këtë do te bisedoj me zonjë Merkel. T?i shpjegojmë pse e bëjmë dhe të punojmë që ajo ta kuptojë këtë. Kjo është ajo që bëra. Nuk doja të lejoja askënd që të shkelte krenarinë serbe, një ditë pas incidentit. Nuk mund të shkaktosh destabilitet në vend dhe të nesërmen të thuash ishte një shaka?.I pyetur për deklaratën e kryeministrit Rama se Shqipëria e madhe nuk është në projektin politik të Tiranës zyrtare. Vuçiç tha:?Dëshiroj të besojë se kjo është e vërtetë, siç do të dëshiroja të dëgjoja një deklaratë që dënon futjen e dronit më flamurin e Shqipërisë së madhe në fushë. Këtë nuk e kam dëgjuar nga zyrtarët shqiptar. Siç ju e diti asnjë zyrtar serb nuk ka justifikuar reagimin e tifozëve dhe të gjithë ata që sulmuan me gurë dyqanet e shqiptarëve janë arrestuar?.Në këtë intervistë Vuçiç dënon incidentet nga ana e tifozëve, por i justifikon ata me faktin se u provokuan nga droni që u fut në fushë. I pyetur për korret racistë në shkallët e stadiumit, ku dëgjohen thirrjet vritini shqiptarët, Vuçiç tha se thirrje të tilla nuk janë një gjë e këndshme, por shtoi se këto thirrje dëgjohen në çdo ndeshje në kampionatin vendas dhe se kjo s?ka ndodhur për herë të parë dhe nuk janë të fundit.

Share This Video


Download

  
Report form