http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i partisë demokratike Lulzim Basha ka kërkuar vëmendjen e ndërkombëtareve dhe BE-së lidhur me zhvillimet politike dhe ekonomike që po ndodhin në Shqipëri. Në një takim presidentin e këtij komisionit evropian Jean Claude Juncker, Basha ka thënë që Shqipëria po rreshket nga standardet demokratike dhe ka kërkuar angazhimin e strukturave të BE-së për t?i dhënë fund praktikave që po ndiqen nga qeveria. Kreu i PD-së është shprehur i shqetësuar edhe me problemet që ka sot ekonomia e vendit. Sipas tij, vendimmarrja e në reformat ekonomike ka mbetur në duart e disa oligarkëve të cilët janë të lidhur me krimin duke rritur kështu varfërinë në Shqipëri. Basha ka zhvilluar këto takime gjatë pjesëmarrjes në samtin i e Partisë Popullore Europine. Kjo parti është formacioni më i madh në Bashkimin e Europian dhe në përbërje të tij janë liderë të vendeve më me influencë të BE-së si, kancelarja Merkel, presidenti i Komisionit Europian, presidenti i Këshillit Europian, dhe Komisioneri i ri për Zgjerimin.