Përplasja për miellin e importit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshimi i qëndrimit te qeverise shqiptare për çështjen e miellit qe konsumojmë, duket se erdhi pas presioneve te forta te palës kosovare dhe asaj Serbe. Shqipëria importon rreth 5 mijë ton miell ne muaj, import i cili vjen kryesisht nga Kosova.Fabrikat ne shtetin fqinje importojnë grurë nga Serbia dhe pasi e përpunojnë, e eksportojnë atë ne Shqipëri. Sipas eksperteve, gruri serb ka një nivel te ulet proteine, çka do te thotë ka pak vlera ushqimore. Për rrjedhoje edhe mielli është ne te tilla standarde, me një nivel proteine prej 9%, ndërkohe qe mesatarja evropiane është mbi 12%. E thëne ndryshe, ky miell mund te krahasohet me krundet. Ky fakt ka dhëne ndikim negativ ne industrinë e prodhuesve vendas, e cila ka bere një investim prej 150 milion euro. Shqiptaret konsumojnë 1 mije ton miell ne dite, ndërsa prodhimi vendas ka kapacitet për te ofruar dyfishin e këtij konsumi, i cili sipas prodhuesve, është ne standardet proteinike prej 12 %. Por mielli i importit i cili vlerësohet se zë rreth 20% te tregut, ka bere qe kapaciteti përpunues i fabrikave te bjere ndjeshëm dhe për këtë fakt është kërkuar ndërhyrja e Ministrisë se Bujqësisë. Vete prodhuesit kërkojnë qe milli qe importohet te jete brenda standardeve te kërkuara, me qellim qe te mos ketë konkurrence te pandershme. Vendet evropiane e kane zgjidhur këtë ngërç duke vendosur kuota fikse për miellin qe importohet për ëmbëlsira, makarona apo çdo produkt tjetër. Këtë praktike duket se do te detyrohet te ndjeke edhe qeveria shqiptare, por me një pikëpyetje te madhe. Sa do jete ajo ne gjendje te kontrolloje tregun?

Share This Video


Download

  
Report form