http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur personalisht ne Parlament ligjin per sektorin minerar duke e paraqitur si fillimin e nje epoke te re per mënyrën si shfrytëzohen minierat, për ndikimin ne mjedis, por mbi te gjitha per jetën e familjeve qe sigurojnë jetesën nga ky sektor. Shtoj pa asnjë ndjenjë euforie por për të argumentuar me disa fakte që janë vetëm fillimi besimin që jemi në një moment ndarje nga e kaluara dhe vendosje në dispozicion të popullit shqiptar të kësaj pasurie. Sipas Rames deri me tani 160 subjekteve u është hequr leja pasi nuk kane respektuar detyrimet ndaj shtetit, ndërkohë qe investitorë te mëdhenj po afrohen ne këtë sektor. Përveç ligjit për sektorin minerar, Parlamenti zgjodhi edhe 2 anëtaret e rinj te AMA-s, Pirro Mishen dhe Gledis Gjipalin