http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vrasje makabre ka tronditur qytetin e Xhenovas në Itali, ndërsa një shqiptar ka ekzekutuar me thikë gruan e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, për shkaqe xhelozie. Adrian Balliu, 44-vjeç është konfliktuar me bashkëshorten e tij, ndërsa fëmijët ishin në gjumë. Më pas, dyshimet për tradhti e kanë shtyrë balliun të godasë shtatë herë me thikë në zemër bashkëshorten. Gruaja 30-vjeçare ka ndërruar jetë menjëherë.Pas krimit, bashkëshorti ka telefonuar policinë dhe është vetëdorëzuar. Gjatë marrjes në pyetje ai ka thënë se problemet ekonomike kishin rënduar marrëdhënien në çift. Ai kishte frike se bashkëshortja mund ta ndante dhe ti merrte dy fëmijët, tre dhe katër vjeç.