http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Ne kemi drejtësinë më të korruptuar në Europë, kemi një sistem drejtësie që është një turp botëror, e dimë ne dhe e gjithë bota mbarë.Me këtë konstatim te hidhur kryeministri i vendit Edi Rama ka paralajmëruar nisjen e veprimeve te prekshme ndaj shkelësve te ligjit dhe kryesisht gjyqtareve, te cilët sipas tij përdorin çekiçin per te ndëshkuar te dobëtit dhe amnistuar te fortët. Shefi i mazhorances ka shfrytëzuar konferencën kundër korrupsionit te zhvilluar nga qendra Marshall ne Ministrinë e Mbrojtjes per te dhëne mesazhin e tij, se kjo mazhorance do ta çoje përpara reformën ne drejtësi. ?Në këtë aspekt ne nuk jemi alibi, secili duhet të bëjë detyrën e vet dhe ne detyrën tonë si qeveri, pasi nuk jemi e vetmja forcë që con përpara reformën në drejtësi. Ne do ta udhëheqim këtë reformë përmes shumicës sonë parlamentare duke marrë të gjitha vendimet e duhura për ta kapërcyer sa më shpejt hendekun e madh me vendet ku drejtësia ka kuptim?.Ne fakt deklarata e Kryeministrit erdhi menjëherë pas fjalës qe mbajti ne konference ambasadori gjerman Helmut Hofman i cili mes te tjerash vuri ne dukje se lufta antikorrupsion kërkon vepra dhe jo fjalë.?Lufta kundër korrupsionit nuk mund të ketë sukses vetëm duke biseduar për të gjithë kohës. Ka rrezik se duke bërë shumë konferenca. Njerëzit duhet të shohin që korrupsioni nuk do të tolerohet më të paktën duke filluar që sot dhe nuk do të ketë më mbrojtje të zyrtarëve të lartë në gjyqësore. Unë e vlerësoj shumë se qeveria shqiptare ka shumë interes për luftën kundër korrupsionit , qeveria ime dhe shumë qeveri të tjera e mbështesin qeverinë shqiptare në këtë përpjekje. Unë si zyrtar gjerman nuk duhet ti pranoj dhuratat mbi vlerën e 25 eurove. Kur dikush të jep, kur një kryeministër të jep një kollare si dhuratë unë më mire marr se ta refuzoj, por duhet të jemi të kujdesshëm. Dëgjoj argumente se korrupsioni është problem kudo? .Sakaq, ambasadori amerikan ne vendin tone, Aleksandër Arvizu tha se korrupsioni është një kërcenim per sigurinë ne Shqipëri, por jo vetëm, prandaj sipas tij per te ecur para, duhet te ndryshoje perceptimi se lufta ndaj këtij fenomeni është e politizuar.?Ky dokument strategjik e identifikon korrupsionin si kërcënimin më të madh të sigurisë në Shqipëri. Korrupsioni në Rajon është kërcënim për aleatët dhe partnerët tanë në Ballkan. Keni mbështetjen e plotë të SHBA-ve ndërsa ju ndërmerrni këtë inicativë të rëndësishme. Është vendimtare të shmangim perceptimin që lufta ndaj korrupsionit është e politizuar?.Ndërsa Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se koha e te paprekshmeve ka ikur ndërsa jane te vendosur per të rrëzuar këtë mit të së keqes qe ka përbaltur edhe Forcat e Armatosura. ?Jemi të vendosur për të rrëzuar këtë mit të së keqes. Ky fnonem kishte përbaltur imazhin e Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Kemi krijuar njësinë Antikorrpion, pika fokale e MM për komunitetin ndërinstitucio...