Kur kanë mbetur pak orë nga nisja e vizitës historike të Papa Françeskut në Shqipëri, në aeroportin ?Nënë Tereza?, ku ati i shenjtë do të ketë kontaktin e parë me vendin tonë, gjithçka është gati. Në një kohë rekord ajo që njihet si salla VIP është rikonstruktuar tërësisht.