Edhe Greqia do të jetë pjesë e një aleance globale të shteteve kundër ISIS-it.Lajmi publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme greke, ku theksohet se Athina i është përgjigjur pozitivisht krijimit të kësaj ?aleance globale të shteteve?, për të koordinuar përpjekjet ndërkombëtare ndaj Shtetit Islamik, një organizatë terroriste, aktiviteti i së cilës ka shkaktuar zemërim dhe dënohet në mënyrë unanime nga e gjithë bota e qytetëruar.