Masat për veprat publike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës do të ndryshojë ligjin e prokurimeve duke zgjidhur përfundimisht çështjen e cilësisë së veprave publike që ndërtohen në Shqipëri. Pas shumë bisedimesh, kërkesa e shoqatës së ndërtuesve duket se do të realizohet. Për këtë qëllim u firmos dhe një marrëveshje mes ministrit Edmond Haxhinasto dhe përfaqësuesve të shoqatës. Sipas kreut te shoqatës së ndërtuesve, Artan Dulaku, duhen shmangur rastet kur shteti kontraktonte firma me gjysmën e vlerës së objektit që ndërtohej. Marrëveshja mes ndërtuesve dhe Ministrisë së Transportit është dhe fillimi i një partneriteti publik ? privat. Në plan të kësaj ministrie është dhënia e veprave publike për ndërtim bizneseve, të cilët do të marrin në pronësi një pjesë të vetë objektit nga i cili do të nxjerrin fitimet e kërkuara. Ndërtimi është një nga degët më kyçe të ekonomisë shqiptare pasi ka rreth 800 kompani ndërtimi të cilat kanë mbi 10 mijë të punësuar.

Share This Video


Download

  
Report form