http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Guvernatorja ne detyre Elisabeta Gjoni, ka mohuar te ketë pasur dijeni për vjedhje e bankës, madje ka deklaruar para Prokuroreve se ka mësuar skandalin e zhdukjes se 713 milionë lekeve vetëm ne datën 22 korrik, ditën kur vete Guvernatori Fullani ka njoftuar Këshillin Mbikëqyrës, edhe pse mbante ne Bankën e Shqipërisë postin e zëvendës guvernatores se pare. Elisabeta Gjoni hyri ne Prokurori ne orën 08:55 minuta duke u bere kështu anëtarja e gjashte e Këshillit Mbikëqyrës se Bankës se Shqipërisë qe është marre ne pyetje nga organi i akuzës ne lidhje me vjedhjen e 713 milion lekeve. Ndërkohe qe deklaratat e Gjonit lidhur me pozicionin e ish-guvernatorit Fullani kane qene me neutrale, mësohet se kur është pyetur për detyrat e ish-kryeinspektores Elivar Golemi, guvernatorja ne detyre ka dëshmuar se auditet e munguara te Bankës se Shqipërisë janë direkt kompetence e kryinspektores. Gjoni qëndroi ne Prokurori rreth 2 ore e 30 minuta. Ajo u mor ne pyetje nga Prokurori i çështjes Ramandan Troci dhe dy oficeret e policisë gjyqësore. Pas daljes nga Prokuroria, Gjoni nuk ka pranuar te prononcohet per mediat. Burime nga grupi hetimore kane bere te ditur per Vizion Plus se ish-zëvendësguvernatorja është pyetur parimisht për funksionimin e bankës dhe te Këshillit Mbikëqyrës, dhe per detyrat specifike qe ajo ka patur ne rolin e zëvendësguvernatores. Pas dëshmisë se Gjonit, grupi hetimor ka zhvilluar nje analize per te vendosur vijimësinë e hetimeve, ndërkohe qe pritet te merret ne pyetje edhe dy zyrtarët e arrestuar, ish-Guvernatori Ardian Fullani dhe kryeinspktorja e bankës Elivar Golemi te cilet ndodhen ne paraburgim.