http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tetë muaj pas vendimit të Ministrisë së Transportit dhe asaj të Brendshme për bllokimin e furgonëve si mjete të transportit të pasagjerëve, ky aktivitet duket se ka vijuar edhe pse duke iu fshehur shpesh herë kontrolleve të policisë. Por, nisur nga ankesat e vazhdueshme të sindikatës kombëtare të transportit të udhëtarëve për taksitë katër dhe tetë pus një, drejtoria e Policisë në qarkun e fierit ka ndërmarrë një aksion për ndalimin e tyre. Rrugorët e Fierit kanë bllokuar në orët e fundit tetë automjete furgonë me targa të verdha. Drejtuesit e tyre janë kapur nga policia pa liçencën përkatëse për këtë shërbim. Aksioni do të vijoj ndaj të gjitha mjeteve të papajisura me targa të verdha, më sinjalet përkatëse të shërbimit taksi, pa licencë, atyre që krijojnë stacione të paligjshme apo që transportojnë udhëtarë në kthim jashtë territorit te licencuar administrativ.