http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka filluar përgatitjet per strategjinë e saj jashtë Parlamentit. Nje dite pas mbledhjes se grupit parlamentar, kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur drejtuesit e pd, dhe kryetaret e nënkryetaret e komisioneve parlamentare per te përcaktuar se si partia demokratike do te reagoje ndaj nismave te qeverise Rama, duke qene jashte dyerve te Kuvendit. Dhe per kreun e demokrateve Basha, bojkoti do te përfundoje vetem kur qeveria Rama te ndryshoje sjellje dhe te respektoje Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. ?Nuk është zgjedhja jonë, qëndrimi jashtë Kuvendit, por i shumicës Rama- Meta. Kthimi i jetës normale në Kuvend kur shumica pranon rregullat e Kushtetutës rregullat e Parlamentit nuk shkelmon?.Beteja e pare politike e PD, ashtu siç u paralajmërua edhe nje dite me pare, ka lidhje me dekretet e presidentit nishani qe mazhoranca i rrezoi ne seancën e pare te parlamentit, per te cilat Basha ka përsëritur se 5 ligjet do te çohen ne Gjykatën Kushtetuese pasi dekretet e presidentit nje dite me pare ne Kuvend u rrezuan pa argumente. Te paktën publikisht demokratet dhe aleatet duket se janë te bashkuar ne qëndrimin ndaj bojkotit, pasi edhe per kryerepublikanin Mediu bojkoti është reagimi i duhur ndaj sjelljes se qeverise Rama. ?Mendoj se Parlamenti duhet të jetë vendi, ku opozita duhet të zhvillojë debatin politik. Kuvendi nuk është braktisur nga opozita, por për momentin kemi qëndrim të kushtëzuar. Qeveria në vend që të hapë vende te reja pune, ka goditur punësimin në vend. E turpshme që Rama tenton të krijojë opozitë informale, rolin e saj nuk e përcakton kryeministri?. Ne 1 shtator kreu i PD Basha shpalli vazhdimin e bojkotit ndaj kuvendit; dhe pavarësisht se nuk ka nje afat demokratet duket se po përgatiten per nje bojkot qe do te zgjasë.