http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Traviata? vepra e famshme e Xhuzepe Verdit do te ngrejë siparin e sezonit artistik kete 22 Shtator ne Teatrin e Operës dhe Baletit. Pavarësisht se drejtuesit e institucionet e quajnë premiere kete shfaqje per te cilen dite me pare janë bere edhe audicionet, Traviata është nje rivënie e vazhdueshme e Teatrit te Operës dhe Baletit. Ne fakt per kureshtje ky institucion, te pakten pese vitet e fundit ka zgjedhur ta nise sezonin me te tilla vepra te cilët vihen here pas here. ?Flauti Magjik?, ?Arrethyesi?, apo ?Toska? jane disa prej tyre dhe per Ilir Kernin kjo eshte nje zgjedhje qe behet enkas per ta nisur sezonin me peshe. Por përveç këtyre kryeveprave, mes te cilave kete sezon ne opera mund te shijoni ?La Boheme? apo ?Cosi Fan Tutte? institucioni shprehet se do te vijoje me politiken e ngjitjes ne skene te shqiptareve te famshëm jashtë vendit. Mes tyre dirigjenti Kristo Kondakçi dhe balerini i pare i Teatrit Shtetëror te Vjenës, Eno Peci. Teatri i Operës dhe Baletit u gjet ne vështirësi disa muaj me pare ne fund te sezonit, teksa artistet kundërshtonin firmosjen e kontratave te reja individuale. Por pavarësisht protestës se tyre, ky sezon i ri nis me kushte te reja pune per ta.