http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ndalet beteja e policisë me drogën ne veri te vendit. Pas pastrimit te komunës Pult, forcat operacionale kane zhvendosur kampingjet ne nje tjetër zone te Dukagjinit. Per shkak te terrenit shume te vështire, gjithë ditën e hëne do te behet sistemimi i çadrave te policisë ndërsa, ditën e marte rinis aksioni intensiv antidroge. Nje gje është e sigurt! Ashtu si ne Lazarat edhe ne Dukagjin, policia nuk do te ndalet deri ne asgjësimin e çdo sipërfaqeje toke te mbjelle me kanabis sativa. Ketë fakt e ka rikonfirmuar, kësaj here nga Tirana, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Pavarësisht kushteve te vështira te terrenit dhe motit ne zonat e thella te Dukagjinit, per katër dite me radhe policia shkatërroi 175 parcela me droge dhe mbi 87 mije rrënje kanabis. Ashtu si ne Lazarat, beteja me drogën ne Dukagjin shkaktoi kundërshtime nga banoret e zonës. 10 persona u shpallen ne kërkim nga policia, 1 u ndalua dhe 29 u shoqëruan ne komisariatin e Shkodrës pas sulmit me arme ndaj efektiveve dhe helikopterëve te vendosur ne zone. Operacioni për spastrimin e drogës edhe nga zonat me te thella malore do te vijoje, ndërsa rastet dhe ngjarjet kriminale te ndodhura deri tani i kane kaluar Prokurorisë se Shkodrës.