http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Socialistet përsërisin kërkesën per dorëheqjen e kryebashkiakut Lulzim Basha. Anëtari i majte i Këshillit Bashkiak, Ervin Bushati i shoqëruar nga qytetare te Tiranës ka deklaruar se zoti Basha jo vetëm nuk ka bere asnjë investim per kryeqytetasit por, tashme po betonizon edhe parkun me te madh te Tiranës.Edhe me herët Partia Socialiste ka denoncuar betonizimin e parkut te liqenit artificial. Ndërsa, nje dite me pare kryeministri Edi Rama, ndërtimin e pallatit shumëkatësh tek kodrat e Liqenit e cilësoi rikthim te Luzim Bashes tek vendi i krimit, pasi gjate kohës se fushatës zoti Basha premtoi se nuk do ta prekte nga ndërtimet. Ndërkohe, ka reaguar edhe bashkia e Tiranës qe akuzon Ramen se projektoi ndertime 40 kateshe ne kohen kur ishte kryetar bashkie për te njëjtën zone.