Peleshi në Maliq: Më shumë para bashkive të vogla - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zv/kryeministri Niko Peleshi ka nisur inspektimet lidhur me punimet për sistemimin e trotuarëve të Bashkisë Maliq. Qeveria dyfishoi fondin per keto punime si dhe ka mbështetur 73 projekte urbanizimi urban. Peleshi tha se do të mbështesë bashkitë e reja për të hartuar në një kohë sa më të shpejtë planet e tyre strategjike të zhvillimit. ?Ky investim që sot mbështetet nga qeveria shqiptare është baraz me buxhetin e dy viteve të Bashkisë së Maliqit. Ka qenë praktikisht e pamundur për bashkitë e vogla por, edhe për komunat të financonin projektet e zhvillimit të infrastrukturës por, edhe me gjerë të shërbimeve të tjera. Bashkia e madhe do të ketë qoftë edhe nga kursimet e reformës buxhete më të mëdha. Bashkia e Maliqit do të ketë plus rreth 1 milion euro të çliruara thjesht edhe vetëm nga kursimet e shumë fondeve që thërrmoheshin deri dje.?Zv/ kryeministri tha se Fondi i Zhvillimit Rajonal dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit jane dy nga instrumentet kryesore përmes të cilave qeveria do të mbështesë projektet e bashkive të reja.

Share This Video


Download

  
Report form