Vijojmë deri sa të bëhen 20 mije firma kundër Fullanit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqëria civile vijon sërish edhe këtë të shtunë aksionin për mbledhjen e firmave të qytetarëve me qëllim shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në thesarin e shtetit. Prej 8 ditësh ata janë vendosur para Parlamentit ku qytetaret kanë mundësinë të hedhin firmën e tyre për te mbështetur këtë nisme. Sipas organizatorëve ky peticion do të viojë deri sa të mblidhen 20 mijë firma.Interesi i qytetarëve për t?u bëre pjese e këtij peticioni është i lartë, teksa kane kërkuar heqjen e Guvernatorit Fullani nga drejtimi i Bankës se Shqipërisë, ata kanë kërkuar edhe mbështje nga ana e politikës, duke iu drejtuar atyre pak politikaneve qe nuk kane zgjedhur te heshtin per kete situate. Sipas organizatorëve nuk kanë munguar edhe incidentet, kryesisht me anë të mesazheve kërcënuese. Në përfundim të protestës, firmat e mbledhura do ti dorëzohen Presidentit të republikës.

Share This Video


Download

  
Report form