Kërcënim për peticionin, Ajtanga Lubonja bën denoncimin në polici - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajtanga Lubonja, përfaqësuese e shoqërisë civile qe po merret me firmosjen e peticionit kundër guvernatorit Fullani është kërcënuar mbrëmjen e te enjtes me mesazh ne celular. Kërcënuesi i ka kërkuar te heqe dore nga kjo nisme. "Dimë gjithçka per ty, dimë se kush je dhe çfare ben. Tani keto kohet e fundit po merresh me nje peticion qe po i shërben nje politike te caktuar dhe te komanduar nga lart. Mos te te duket vetja e madhe kur nuk di asgje se çfare behet me ty, hap syt dhe shiko mire perreth. Jam nje qe te dua te mirën prandaj po te flas, mos na detyro qe te marim masa te rrepta kundrejt teje..hiq dore sa je ne kohe! Këtë kërcënim znj Lubonja e ka denoncuar ne komisariatin nr 1 te policisë se Tiranës, ku edhe kane zbuluar personin i cili kishte edhe ne pronësi numrin nga ku erdhi mesazhi. Vizion plus ka kontaktuar numrin e telefonit nga i cili ka ardhur mesazhi kërcënues, dhe personi mashkull, është përgjigjur, se është nje mik i zonjës Lubonja dhe se kjo ka qene nje shaka. Por, pak ore me vone, policia e Tiranës identifikuar autorin e mesazhit. Ai eshte Aleksandër Rrema, 28-vjeç me banim ne Tirane. Sipas policisë ky shtetas do te ndiqet penalisht nga prokuroria e Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form