Klosi: Të hetohet Fullani - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi kërkon hetimin e Guvernatorit Ardian Fullani, qe sipas tij duhet te mbaje edhe përgjegjësi penale.Për Vizion Plus, zoti Klosi sjell edhe argumentet qe implikojnë numrin një te Bankës se Shqipërisë. Për zotin Klosi është e pamoralshme qe politika te heshte për një ngjarje kaq te rende. Por ky fakt tregon sipas tij, se sa i kapur është Guvernatori nga te dy kahet politike. Per te rikthyer besimin dhe integritetin e institucionit me te rëndësishëm ne vend, për ish-kreun e Shërbimit Sekret, rilindja duhet te shtrihet pike sa pari ne Bankën e Shqipërisë, e konkretisht tek stafi i saj. Deklarimet e zotit Klosi i shtohen zërave te shumte qe e kërkojnë përgjegjësinë tek kupola drejtuese e bankës. Emra te njohur publike si Driterio Agolli, por edhe politikane e anëtare te bordit mbikëqyrës si Spartak Ngjela, Erjon Braçe dhe Ermelinda Meksi kane kërkuar analize, mbajtje përgjegjësish e deri dhe dorëheqjen te gjithë këshillit drejtues.

Share This Video


Download

  
Report form