Meksi bën përgjegjës Fullanin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës te Bankës se Shqipërisë Ermelinda Meksi ka akuzuar edhe njëherë guvernatorin Fullani dhe zëvendësin e tij, si përgjegjës kryesore per skandalin e vjedhjes se thesarit. Deklarata erdhi si nje përgjigje qe zonja Meksi i dha përmes Facebook kreut te Komisionit te Sigurisë Spartak Braho qe kërkoi largimin e gjithë bordit.?Guvernatori dhe zv/Guvernatorët janë punonjës me kohe te plote ne BSH si administratore dhe përgjegjës per administrimin e Bankës dhe kane detyra ekzekutive qe i përcakton neni 53 i ligjit te BSH. Njëkohësisht ata kane edhe rolin drejtues si kryetar dhe nënkryetar te Këshillit Mbikëqyrës me detyra te përcaktuara ne nenin 42 dhe 43 te ligjit. Është kjo arsyeja qe për këtë pune ata paguhen jo vetëm si administratore me kohe te plote, por shpërblehen edhe si anëtare te KM. Ndërsa anëtaret e tjerë te KM janë partime ne këtë funksion duke qene te gjithë pedagoge me kohe te plote ne Universitet. Si anëtare te KM mblidhemi 1 deri 2 here ne muaj ne mbledhjen e tij ku ushtrojmë detyra joekzekutive sipas nenit 42 dhe 43 te ligjit qe kane te bejne me mbikëqyrjen e aktivitetit te Bankës per te cilin raportojnë administratoret?.Duke u ndalur tek deklarata e zotit Braho qe u kërkoi specifikisht tre anëtareve te linin detyrën, zonja Meksi nënvizon se kjo do te sillte kolaps ne institucion.?Këshilli Mbikëqyrës ne këtë rast me 3 anëtare te dorëhequr do ndodhej pa kuorumin e nevojshëm per marrjen e vendimeve aq te nevojshëm kurdoherë, por sidomos ne situatën aktuale. Kjo situate do te kishte pasoja për stabilitetin dhe sigurinë financiare te vendit, për te cilat ju dhe ne duhet te shqetësohemi seriozisht dhe te veprojmë me maturi?.Ne mbyllje Meksi ka garantuar se do vazhdoje te jete ne krye te detyrës dhe përgjegjësive ne Këshillin Mbikëqyrës, detyre qe ja ka dhëne Parlamenti.

Share This Video


Download

  
Report form