http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca kërkon largimin e gjithë këshillit drejtues te Bankës se Shqipërisë, për skandalin e vjedhjes se mbi 7 milionë dollarëve ne thesarin e shtetit. Kryetari i komisionit parlamentar te sigurisë kombetare Spartak Braho, u beri thirrje anëtarëve dhe guvernatorit Fullani te lëne detyrën.? U drejtohem te 7 anëtarëve te largohen. Mes tyre edhe dhe Fullani,Nuk është çështja vetëm tek Fullani, por tek gjithë Keshilli Mbikëqyrës.Përgjegjësia eshte e këshillit, morale politike dhe institucionale.Pergjegjesia morale e Fullanit eshte evidente se ai është dhe anëtar.?Braho e akuzoi ashper kupolën drejtuese te bankës se nuk ka kryer detyrën me te cilën e ngarkon ligji. Me pergjegjesi ngarkohen Keshilli Mbikqyres me 7 anëtare. Kjo strukture drejtuese e menaxhuese e ngarkuar me ligj, ndonëse e kompozuar me personalitete, çuditërisht ka vegjetuar, s?ka qene eficente..Do tu beje thirrje Civicit, Dhori Kule, dhe Ermelinda Meksit, te bëjnë aktin e radhës qytetar qe te paret te japin dorëheqjen vetem per arsyen e provuar se vjedhja dhe keqmenaxhimi i bankes eshte evident. Ndërsa e ka quajtur vjedhjen e thesarit nje skandal te madh, kreu i komisionit te sigurise tregoi edhe përcaktimet ligjore per shkarkimin ose pezullimin e anëtarëve te keshillit dhe guvernatorit. 9 Anëtare te këshillit nuk shkarkohen me peticione, por nga Kuvendi 5 km 3 anëtare dhe vete këshilli. Guvernatori me propozim te presidentit zgjidhet nga kuvendi.Pezullohen nga këshilli ministrave dhe me propozim te tij shkarkon guvernatorin. Shkarkohet edhe me propozim nga Këshilli. Ndersa nënvizoi se vetëm Berisha ka dale ne mbrojtje te Fullanit, Braho kërkoi reformim te sistemit bankar, pasi ngjarja e fundit tregoi se është cenuar rende siguria kombëtarë financiare.