http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kundërshtuar i pari procedurat qe ka ndjekur Banka e Shqipërisë per auditin e brendshëm dhe të jashtëm të saj. Në një raport të datës 19 mars 2014, FMN shpreh shqetësimin për rregulloret që Banka Qëndore disponon për të bërë monitorimin e brendshëm. Fondi thotë se do të publikojë një raport ?safeguard?, pra nje dokument mbi menyren se si banka ruan veten nga vjedhjet dhe rreziqet në tregun e parasë, por në fakt ky monitorim ende dhe sot nuk është bërë publik. Ndërsa në datën 6 qershor, një tjetër dokument i FMN-së legjitimon faktin se vetë Banka e Shqipërisë është e ndërgjegjshme se nuk ka procedura auditi sipas standardeve më të mira ndërkombëtare. Ajo premton se do t?i rregullojë ato sipas rekomandimeve të fondit. ?Ne do të forcojmë auditi dhe kontrollin financiar të brendshëm sipas rekomandimeve që na ka bërë FMN. Banka e Shqipërisë do të ndërmarrë hapa që të përmirësojë procedurat e auditit dhe t?i bëjë ato me standardet ndërkombëtare.? Eksperti financiar Oltion Rrumbullaku sqaron se vetë Banka e Shqipërisë ka vepruar me bankat e nivelit të dytë me praktika te ndryshme nga ato që ka ndjekur vetë. Atyre, institucioni i drejtuar nga Fullani u ka kërkuar standarde auditimi.Ne qëndrimin mbi punën e Bankës së Shqipërisë në raportin përmbledhës te 16 korrikut të këtij viti, FMN shprehet kritik per funksionimin e këtij institucioni.Fondi kërkon qe të marren masa dhe të krijohet rotacion në mënyrën e zgjedhjes se kompanisë që bën auditin e jashtëm, pasi për katër vite radhazi ajo rezulton të jetë e njëjta. Kjo sipas fondit nuk është në përputhje me praktikat ndërkombëtare.