http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria Rama nuk ka asnjë problem për te kaluar ligjet qe kërkojnë votën e 84 deputeteve ne seancën e 31 korrikut. Çdo mosmarrëveshje brenda maxhorancës duket se është zgjidhur tashme veçanërisht ne raport me 5 deputetet qe nuk morën pjese ne seancën e kaluar duke çuar ne dështimin e votimit te ligjit për KLD si dhe drafteve te tjera qe kërkojnë shumice te cilësuar. Deputeti socialist Tom Doshi konfirmon se do te marre pjese ne seancën e 31 korrikut dhe do te votoje te gjitha ligjet përfshi këtu edhe ligjin për policinë e shtetit. Pas zgjidhjes se problemeve me 5 deputetet, qeveria tashme shkon e qete drejt seancës se fundit për te miratuar hartën e re territoriale se bashku me 5 deputetet e PDIU; si dhe për te miratuar ndryshimet ne ligjin për KLD, reformën e pensioneve dhe ligjin për policinë e shtetit