http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reagime kundër reformës territoriale kane ardhur edhe nga banore te zonave te ndryshme te vendit. Mëngjesin e se shtunës banore te Shkodrës kane bllokuar rrugën nacionale qe i lidh me Tiranën. Banoret protestues kundërshtuan ndarjen e Shkodrës ne dy njësi dhe kërkuan qe disa komuna si Velipoja dhe Berdica mos bashkohen me bashkine e Shkodrës. Protesta e banoreve te Shkodrës është mbështetur nga drejtues te Partise Demokratike dhe njësive te djathta vendore. Ndërkohe policia është përpjekur te zhbllokoje rrugën nacionale nga protestuesit. Kundër reformës territoriale kane protestuar edhe banoret e komunës Pojan ne Korçe. Duke bllokuar rrugën kryesore qe i lidh me fshatrat, ata kundërshtuan shkrirjen e njesise se tyre me bashkine e Maliqit. Banoret protestues kërcënuan se nëse nuk ndryshohet harta e re territoriale ata do te bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë ne 31, ne seancën e fundit parlamentare per ketë legjislature, mazhoranca pirtet te kaloje reformën e re territoriale me 61 njësi vendore.