https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Frroku deputeti i 6-të kundër "territoriales" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Vota ime do të jetë kundër kësaj pakete ligjore". Ky është qëndrimi I mbajtur nga një tjetër deputet i maxhorancës, Mark Frroku. Kryetari i Partisë Kristian Demokrate e argumenton këtë vendim me mungesën e përfshirjes së partisë që përfaqëson, në këtë proces, si edhe me mungesën e kompromisit politik. "Çështjet adimistrative dhe territoriale janë tagër kushtetues, prandaj pamundësia e një kompromisi politik mes mazhorancës dhe opozitës, ia humb legjitimitetin dhe besueshmërinë një harte të re administrative të Shqipërisë"- është shprehur Frroku. Por deputeti i qarkut të Shkodrës, ka patur rezerva edhe me mënyrën e ndarjes së disa zonave në veri të vendit. "Kjo reformë po kthehet në një lojë të pandershme për thela zgjedhore mes disa partive, duke e cënuar rëndë këtë proces të rëndësishëm për zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij"- thekson kryetari I Kristian Demokratëve. Në këtë mënyrë, numri I deputetëve të majtë që deklarohen kundër shkon në 6, duke përfshirë Vangjel Dulen, Vangjel Tavon, Andrea Marton, Parid Carën, Pjerin Ndreu dhe Mark Frrokun.

Share This Video


Download

  
Report form