http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Doza me te larta ilaçesh se ato qe i duhen te sëmurëve, përshkrim i barnave me te shtrenjta dhe imponim per t'i blere ne farmaci te caktuara. Këto janë disa nga shkeljet qe janë kapur nga lidhjet abuzive mes mjekeve dhe farmacisteve. Ashtu siç kishte paralajmëruar Ministri i Shëndetësisë ka bere publike me shembuj konkret recetash se si mjeku ka lëshuar mbi gjysmën e recetave me ilaçin e rimbursueshem, për te cilin pacienti bashkepaguan me shume se për katër alternativat e tjera qe janë ne treg. Drejtori i fondit te sigurimeve shëndetësore Astrit Beci ka deklaruar se do te çohen ne prokurori, jo vetëm mjeket abuzues, por edhe pacientet qe kane pranuar falsifikimin e recetave. Shkelje janë kapur edhe ne fletet e kempit, ku te sëmuret marrin statusin e invaliditetit. Hetimi aktual është shtrire fillimisht ne Tirane, ku vetëm ne lagjen 1, 1/5 e shifrës se rimbursimit e marrin 4 farmaci, nga rreth 20 qe janë ne total. Mjeket përshkruajnë per sëmundjen e diabetit qe ne nisje te sëmundjes insulinën, ndërsa veteranet janë ata qe marrin medikamente me alternativen me te shtrenjte. Por përveç demit ne xhepin e qytetareve, a ju dëmton kjo shëndetin?